E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, nis Konventa e Partisë Demokratike

Gazeta Shqip

Partia Demokratike e presidentit amerikan, Barak Obama, fillon sot Konventën e saj kombëtare. Takimi treditësh në qytetin Sharlote, në Karolinën Veriore, pritet të kulmojë të enjten, kur Obama formalisht do të pranojë nominimin e demokratëve për të synuar rizgjedhje në postin e presidentit.

Javën e kaluar përfundoi Konventa e Partisë Republikane, në të cilën Mit Romni pranoi zyrtarisht nominimin për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit.

Në hapjen e sotme pritet të flasë edhe Mishel Obama, bashkëshorte e presidentit Barak Obama.
4 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com

SHBA, nis Konventa e Partisë Demokratike burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›