SHBA nis gjyqi ndaj spiunit te Wikileaks

Një analist i ushtrisë amerikane, i dyshuar se furnizoi me sekrete shtetërore “Wikileaks”, do të paraqitet të premten për herë të parë në një gjykatë ushtarake, ku do të nisë procesi i tij gjyqësor.
Bradley Manning përballet me akuzën e përvetësimit dhe shpërndarjes së paligjshme të sekreteve shtetërore. Pasi të dëgjojë argumentat hapëse, gjykata do të vendosë nëse ai do të gjykohet edhe për akuzën e parashikuar në nenin 32 të kodit ushtarak, për “tradhëti të lartë nëpërmjet e ndihmë armikut”, akuzë që përfshin mundësinë e dënimit me vdekje.
Manning u arrestua në maj 2010, ndërsa kryente shërbimin ushtarak në Irak dhe është mbajtur që prej atëherë i burgosur në bazën ushtarake të Merilendit. Avokatët mbrojtës kanë protestuar disa herë publikisht për tortura të ushtruara të pakonfirmuara gjatë marrjes në pyetje.
Disa media amerikane shkruajnë se është e qartë që “Manning ka kryer një veprim të tradhëtisë së lartë”, ndërsa të tjera e kanë cilësuar deri si një “terrorist”. Nuk dihet se si do të justifikojë mbrojtja veprimet e tij, por një prej mundësive është që ta portretizojë ushtarin si një njeri me probleme karakteri dhe mendore.
Gjithashtu, ata pritet të luftojnë akuzën e tradhëtisë së lartë duke përpjekur të argumentojnë se dëmi i shkaktuar nga Manning nuk është madhor.
”Manning ka ndryshuar i vetëm me miliona jetë dhe ka shërbyer për ta bërë botën një vend më të mirë. Nëse dënohet ai, dënohemi të gjithë bashkë”, shkruante “Wikileaks” në një komunikatë të publikuar në faqen e saj.
Manning u arrestua pasi një pirat informatik shkoi tek autoritet amerikane, me prova se ai i kishte furnizuar “Wikileaks” informacion sekret. Thuhet se analisti i ka pranuar akuzat gjatë marrjes në pyetje, por diçka e tillë nuk është konfirmuar prej autoriteteve.