E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, një punonjës ushtrie vret 12 persona

Zyrtarët amerikanë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi kur një shtetas, punonjës në këtë bazë hapi zjarri duke lënë pas edhe 31 persona të plagosur.

Leitnant gjenerali Bob Kone, komandant i bazës, tha se sulmi i pasdites ndodhi në Fort Hud të shtetit Teksas, në një ndërtesë ku ushtarët po përgatiteshin të niseshin për në Irak dhe Afganistan. Njoftimet paraprake thonë se një ushtar filloi të qëllonte ku të mundte me dy revole para se të vritej.

Mediat amerikane e kanë identifikuar autorin e sulmit si Major Nidal Malik Hasan, një psikiatër që po përgatitej të dislokohej në Irak. Motivet e vrasjeve janë ende të paqarta. Gjenerali Kone tha se dy ushtarë të tjerë janë ndaluar si të dyshuar. Zoti Kone tha se edhe një oficer policie civil u vra duke iu kundërpërgjigjur sulmit.

Baza ushtarake vazhdon të jetë e mbyllur deri sa autoritetet të bëjnë vlerësimin e situatës. Në Uashington, presidenti amerikan Barak Obama dhe zëvendës presidenti Xho Bajden reaguan gjithashtu ndaj njoftimit. (voa/start)

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›