E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reporterët e KE-Topit: Angazhohuni për reformat

Të dy raportuesit e Asamblesë Parlamentare të KE-së, shprehën vlerësime për përparimin e bërë nga Shqipëria në drejtim të demokratizimit dhe konsolidimit të demokracisë dhe bashkëpunimit konstant dhe të efektshëm me Këshillin e Evropës.

Gjatë bisedës, Presidenti Topi vlerësoi mbështetjen dhe asistencën e vazhdueshme të përfaqësuesve dhe misioneve të KE-së në vendin tonë për mbarëvajtjen e reformave dhe të proceseve të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Në këtë takim, Presidenti Topi u ndal në disa prej arritjeve më konkrete dhe perspektivës së realizimit të reformës në fushën e drejtësisë për përmirësimin e sistemit gjyqësor.

Gjithashtu, Topi vuri në dukje se tashmë vendi ynë është në pritje të shqyrtimit të kandidaturës për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian dhe se “në këtë pikë ne jemi të vetëdijshëm për sfidat e rëndësishme që na presin, sfidat e integrimit, për të cilat duhet vullneti dhe angazhimi maksimal i të gjitha forcave politike në vend, po ashtu dhe i shoqërisë shqiptare”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›