E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA nuk do të kritikojë më ´´demokracinë sovrane´´ ruse

"Ne kemi arritur në përfundimin se është e nevojshme të heqim dorë nga metodat e vjetra që kanë komplikuar bashkëpunimin ruso-amerikan'', deklaroi për gazetën këshilltari Michael McFaul pas një takimi me zëvendësshefin e administratës presidenciale ruse, Vladislav Sourkov.
     
Takimi u zhvillua dje në Kremlin në kuadër të bisedimeve ruso-amerikane para vizitës dyditore në Moskë të sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
     
Sipas ''Kommersant'', McFaul la të kuptohej se SHBA-ja kërkon të përqendrohet në punë praktike me organizatat joqeveritare ruse.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›