Rama: Protesta deri sa të plotësohen kushtet
Sipas Ramës, Partia Socialiste do ta vijojë këtë rrugë deri sa të plotësohen kërkesat.
“Ne do të kthehemi në Parlament me t’u plotësuar kushtet. Do të vijojmë rrugën e protestave. Pushteti është shurdh ndaj kërkesave tona. Këmbëngulja për të mos plotësuar kërkesën e opozitës e vetëfajëson këtë pushtet dhe rrit koston e procesit politik, në dëm të procesit të integrimit të vendit”, theksoi Rama nga selia rozë.
Ai shtoi numri i firmave të qytetarëve shumë shpejt do të arrijë në 50 mijë, me ç’rast do t’i drejtohen Kuvendit për të miratuar një projektligj për hapjen e kutive të votimit.