Rasmussen-Berishës: Të punojmë për samitin e Lisbonës
Në telegram, ndër të tjerash Rasmussen shkruan se gjatë të parë të qeverisë të drejtuar nga Berisha, Shqipëria arriti të anëtarësohet në NATO.
Gjatë mandatit tuaj të mëparshëm si Kryeministër, Shqipëria u antarësua në NATO. “Suksesi i NATO-s qëndron në vlerat që ne të gjithë çmojmë shumë dhe në gatishmërinë tonë për t’i mbrojtur ato nga kërcënimet ndaj sigurisë sonë. Unë besoj se përkushtimi i vendit tuaj ndaj Aleancës do të mbetet i palëkundur, i bazuar në përkushtimin e popullit shqiptar për të qënë pjesë e komunitetit të demokracive të zonës së Atlantikut të Veriut dhe të luajë një rol stabilizues në Ballkan dhe më gjerë”, thuhet ndër të tjerash në letrën drejtuar Berishës.
Më tej, kreu u NATO-s thekson se kjo organizatë po pëson transformime të rëndësishme, si për shembull diskutimet mbi Konceptin e ri Strategjik, ndërkohë që mbetet e përkushtuar në stabilizimin e Afganistanit. “Duke u mbështetur në suportin tuaj, unë pres me padurim të punojmë sëbashku, drejt përgatitjes së samitit të ardhshëm të rëndësishëm në Lisbonë”, shprehet Rasmussen.
Ndërkohë, Berisha ka marrë mesazh urimi nga Presidenti i Palestinës, z. Mahmoud Abbas si dhe Kryeministri i Indisë, zoti Manmohan Singh.