E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA nuk pranon të ndërhyjë

Uashington - Presidenti amerikan Barak Obama po i reziston presionit që të mbështesë publikisht opozitën në Iran. Këto thirrje bëhen ndërsa opozita ka planifikuar të zhvillojnë një demonstratë tjetër në Teheran të mërkurën për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve, në të cilat është shpallur fitues presidenti Ahmadinexhad.

Opozita këmbëngul se gjatë zgjedhjeve ka patur shumë parregullsi që e bëjnë të pavlefshëm rezultatin e derimëtanishëm.

Në një intervistë në televizionin amerikan, Obama tha se besonte se zërat e iranianëve duhet të dëgjoheshin. Megjithatë, ai shtoi se nuk duhet të krijonte përshtypjen se po ndërhynte në punët e brendshme të Iranit.

"Iu takon iranianëve të vendosin për udhëheqësit e tyre. Ne e respektojmë sovranitetin e Iranit dhe nuk duam që të përzihemi në punët e brendshme e të kthehemi në një top futbolli në një lojë politike", tha presidenti Obama.

Ai tha se dallimi mes Ahmadinexhadit dhe Musavit, kur është fjala për politikat e tyre aktuale, mund të mos jetë aq i madh sa ç'flitet.

Ndërkohë, Xhon Mekkein, ish-rival i Obamës në zgjedhjet presidenciale në SHBA, i ka kërkuar këtij të fundit të shprehet hapur kundër mashtrimit dhe manipulimit të zgjedhjeve në Iran.

start/BBC

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›