Rama: Libra falas
Burrel - Kreu i opozitës Edi Rama është ndalur në Burrel, në vijim të takimeve elektorale. Rama ka qenë në familjen e varfër Gjoka, ku mjerimi është ulur këmbëkryq. Rama ka zgjedhur çështjen e analfabetizmit në takimin elektoral të zhvilluar në qendër të Burrelit, si një përgjigje për qindra e mijëra familje që nuk çojnë dot fëmijët në shkollë.
“Ndërkohë që ne flasim për papunësinë e skajshme të Veriut të vendit, ndërkohë që ne flasim për mungesën e librave dhe të shkollave, për fëmijët e Veriut të Shqipërisë, ku analfabetizmi po bën kërdinë çdo vit, ai zotëri bashkë me të zotin e tij, me Sali Berishën, e morën vesh vetëm dy javë më parë, se librat e shkollës shiteshin dhe nuk faleshin për fëmijët e varfër. Dhe pse e morën vesh? E morën vesh sepse erdhi fushata elektorale! Ndërkohë që një vit rresht u kemi kërkuar që t’ia u japin falas librat fëmijëve dhe një vit rresht thoshin se gënjen opozita. Këta do votoni ju?!”-tha Rama.
Ai shtoi se po merrte angazhime para gjithë shqiptarëve për të realizuar transformimin e madh që i duhet vendit. “Në angazhohemi për një politikë të re që do të rimëkëmbë arsimin, ku librat e shkollës do t’i japim falas për çdo fëmijë të varfër”-tha më tej lideri i opozitës.