Vizat, qeveria dështoi!
Tiranë - Partia Socialiste, reagoi dje duke deklaruar se Berisha dështoi me procesin e liberalizimit të vizave. Në një reagim për mediat, kandidatja për deputete Elisa Spiropali theksoi se BE-ja i vuri vizën Shqipërisë për lehtësirat e lëvizjes së lirë të qytetarëve.
"Berisha dështoi me vizat dhe Bashkimi Evropian i vuri vizën Shqipërisë për shkak të Berishës, që na la jashtë paketës së fundit të liberalizimit ku hyri dhe Serbia. Pas kësaj ne do ta kemi po aq të vështirë të hyjmë në Maqedoni sa ç’e kemi sot të shkojmë në Itali e Greqi. Ky dështim i turpshëm duhet dënuar me votë”-theksoi Spiropali nga selia e Partisë Socialsite.