"SHBA ofron burimin financiar, por perfundimet e sondazhit s'jane tonat"
"Qeveria e ShBA-ve ofron burimin finaciar dhe perfundimet nuk jane te qeverise amerikane. Qeveria e SHBA-se eshte e interesuar per nje sondazh qe do te mbahet me 28 qershor dhe ata qe do ta bejne te mundur kete gje jane qytetaret me voten e tyre, vetem ky sondazh ka rendesi". Ky ka qene qendrimi i ambasadorit amerikan, Xhon Uidhers, dje para ne prezantimin e vezhguesve vendas teksa ka hedhur poshte lidhjen me sondazhin e "PULS". Njeheres ai u beri te qarte dje autoriteteve shqiptare, se nese zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit nuk zhvillohen te lira dhe te ndershme, do te ishte shenje regresi. I pranishem ne prezantimin e vezhguesve vendas qe do te monitorojne procesin zgjedhor, Uithers paralajmeroi se pa zgjedhje te lira, Shqiperia nuk mund te ece drejt Evropes. "Zgjedhje te lira dhe te ndershme, qe plotesojne standardet, do te thote se Shqiperia po leviz prane Aleances. Cdo gje me pak se kaq, do te ishte shenje regresi", beri te qarte Uithers. Sipas tij, zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, perbejne nje pikete shume te rendesishme per zhvillimin demokratik te Shqiperise. Arritja e standardeve sipas tij, do te tregoje qarte, se Shqiperia po leviz me prane integrimit te plote euroatlantik. Nga ana tjeter, Uithers gjeti vendin qe t'u beje edhe nje here thirrje te gjithe shtetasve shqiptare, qe te pajisen me kartat e identitetit, ne menyre qe te marrin pjese ne votime. Diten e djeshme u prezantuan rreth 2.900 vezhgues te shoqatave te ndryshme ne vend, te cilet do te monitorojne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. 2.500 prej tyre do te jene prezent ne te gjitha qendrat e votimit, gjate procesit zgjedhor. Ndersa 400 vezhgues te tjere te pavarur, do te marrin pjese ne procesin e numerimit te votave. Shperndarja e tyre do te behet ne menyre te barabarte ne cdo zone te vendit, ne 12 qarqe dhe do te monitorojne gjithe fushaten zgjedhore te zgjedhjeve te 28 qershorit.
Sondazhi i "PULS" i zhvilluar ne 20 maj, nxjerr fituese Partine Demokratike ne zgjedhjet e 28 qershorit, me 43%, ndersa Partia Socialiste e dyta ne radhe me 34% te votave.
Sondazhi i "PULS" i zhvilluar ne 20 maj, nxjerr fituese Partine Demokratike ne zgjedhjet e 28 qershorit, me 43%, ndersa Partia Socialiste e dyta ne radhe me 34% te votave.