E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Zgjedhjet, sipas standardeve nderkombetare

Kryeministri Sali Berisha, siguroi dje delegacionin e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, te kryesuar nga Volfgang Grossruck, se po ben cdo perpjekje per arritjen e standardeve me te mira nderkombetare ne zgjedhjet e 28 qershorit. Grossruck eshte emeruar nga Kryetarja ne Detyre e OSBE-se, Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis, si Koordinator i Posacem i misionit vezhgues te Asamblese Parlamentare te OSBE-se per zgjedhjet e 28 qershorit 2009, e informoi Kryeministrin Berisha se ai do te udheheqe vezhguesit afatshkurter te OSBE-se dhe se do te koordinoje deklaraten paraprake per llogari te OSBE-se, qe do te behet me 29 qershor. Berisha siguroi delegacionin se qeveria po ben cdo perpjekje per arritjen e standardeve me te mira nderkombetare ne zgjedhjet e 28 qershorit. Ai e informoi delegacionin ne lidhje me arritjet e jashtezakonshme ne reformimin dhe modernizimin e infrastruktures zgjedhore, duke u ndalur ne faktin se per here te pare Shqiperia ka nje sistem zgjedhor, Kod Zgjedhor dhe KQZ, te miratuar me konsensus te plote midis mazhorances dhe opozites parlamentare. Kryeministri theksoi gjithashtu se reforma dhe modernizimi i plote i gjendjes civile, siguron per here te pare lista zgjedhesish te saktesise me te larte. Kryeministri theksoi punen shume te mire te kryer nga kompania koncensionare dhe informoi te pranishmit se sistemi i aplikimit eshte shfrytezuar vetem me nje te treten e kapacitetit ditor qe disponon dhe se qeveria shqiptare ka mundesuar dhe garanton plotesisht pajisjen me leternjoftim per te gjithe shtetasit pa pasaporta qe do te aplikojne ne afat, duke zbatuar edhe nje skeme te gjere kompensimi paraprak te miratuar me konsensus me opoziten. Kryeministri tha se, nderkohe qe ai i ka bere dhe i ben vazhdimisht thirrje shtetasve te pajisen me leternjoftim, Partia Socialiste eshte perpjekur pa sukses te shkurajoje procesin e aplikimit me qellim prishjen e tij dhe se ajo nuk ka bere asnje thirrje publike ne mbeshtetje te ketij procesi. Nga ana e tij, Grossruck siguroi per objektivitetin e misionit vezhgues. Gjithashtu, nga ana e delegacionit u vleresua lart puna me modernizimin e gjendjes civile dhe listat e zgjedhesve, si dhe dokumentet e identifikimit, si mjete qe parandalojne mundesite per abuzim ne zgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›