SHBA përpiqet të zbusë tensionet mes arabëve dhe kurdëve
Sekretari i mbrojtjes, Robert Gates u takua me Masoud Barzain, një ish-lider i gueriljeve dhe aktualisht president i rajonit autonom kurd. Aktualisht qeveria rajonale e Kurdistanit, e vendosur në Arbil, është në mosmarrëveshje me qeverinë e Bagdadit.
Çështja e tokës, hidrokarbureve dhe energjisë ndërmjet Kurdistanit, veriut të Irakut, dhe qeverisë qendrore të Bagdadit ka arritur në kulmin e tensioneve dhe ka ngritur shqetësimet për një konfrontim të mundshëm ushtarak.
Ndërkombëtarët shqetësohen sepse rebelimi në Irak mund të manifestohet si një mburojë arabe ndaj cënimit të kurdëve.
Gjenerali amerikan, Ray Odierno, komandanti më i lartë i forcave amerikane në Irak, e cilëson këtë çështje si faktorin numër një destabilizues në vend.
Deri tani Pentagoni nuk ka nxjerrë asnjë relacion për rezultatin e bisedimeve ndërmjet Gates dhe Berzanit.
Gates,i cili mbërriti dje në Irak për një vizitë të papritur, ofroi ndihmën e SHBA-së për të zgjidhur çështjen e territorit ndërmjet dy vendeve.
Dje Gates deklaroi se kalimi i zonave urbane në duart e ushtrisë irakiane po shkon mirë. Veç të tjerash ai u takua me kryeministrin Nuri al-Maliki dhe krerët e minstrive të Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes.