E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia gjen në shtrat... gruan që u "hodh para trenit"

Gruaja 58 vjeçare, e cila vuan nga depresioni, u hodh dje përpara një treni të shpejtësisë së lartë, që po largohej nga stacioni Herrlisheim pranë Strasburgut, duke e detyruar makinistin të lajmëronte policinë.

Pasi zbuluan vetëm një njollë të vogël gjaku në shinat e trenit, policia vuri në kërkim helikopterët pasi mendonte se treni mund ta kishte hedhur më tutje, shpjegoi prokurori Laurent Guy.

Por kërkimet u ndërprenë, kur partneri i gruas në fjalë, i cili ishte kthyer nga turni i natës, e kishte gjetur të shtrirë në shtratin e saj me një krah të thyer dhe disa plagë të tjera të lehta dhe njoftoi menjëherë shërbimin e emergjencës.

Gruaja, e cila kishte tentuar edhe herë të tjera të vetëvritet, aktualisht ndodhet e shtruar në spital.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›