E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, plagoset rëndë bosi i krimit

Ivankov, 69 vjeç, ka një histori të gjatë kriminale, intrigash dhe keqbërjesh të tjera. Në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1991 u pagëzua "kumbari" i mafias ruse, për shkak të aktivitetit të tij në trafiqet ilegale. Me këtë akuzë u dënua me nëntë vjet heqje lirie.

Më pas ai u kthye në Rusi për të rregulluar një problem ndërmjet dy bandash kriminale, që kontrollojnë lojërat e fatit në vend, por duket se vendimet e tij nuk janë mirëpritur nga të gjitha palët.

Menjëherë pas atentatit, Ivankov u operua me urgjencë në një spital të Moskës dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›