E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA parasheh mundësinë e mbylljes së ambasadës në Damask

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Uashingtoni është duke e konsideruar mundësinë e mbylljes së ambasadës së vet në Damask, për shkak të përkeqësimit të situatës në kryeqytetin sirian.
Kërcënimi i SHBA-së erdhi pasi Shtëpia e Bardhë tha se besonte që presidenti Bashar al-Asad nuk ka më kontroll të plotë mbi vendin që ai drejton.

Të paktën gjashtë persona u vranë dje në Siri, dy ditë para se Liga Arabe të vendosë nëse do të mbajë vëzhguesit atje, pavarësisht dështimit të tyre për ta ndalur gjakderdhjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›