E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Mbështesim bisedimet paqësore me kryengritësit talebanë

I dërguari amerikan në Kabul, Mark Grosman tha sot se Uashingtoni mbështet negociatat për paqe me kryengritësit talebanë.

Pas arritjes në Kabul, përmes një deklarate, Grosman tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që të ndihmojnë në çfarëdo mënyre procesin e pajtimit afgan, për të gjetur një përfundim paqësor të këtij konflikti.

Vizita e Grosman vjen disa javë pasi talebanët paralajmëruan se kanë në plan hapjen e një zyre politike në Katar, para fillimit të bisedimeve me Uashingtonin, me qëllim të përfundimit të konfliktit civil, 10 vjeçar në Afganistan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›