SHBA, hakerat hakmerren ndaj mbylljes së “Megaupload”-it

Departamenti amerikan i Drejtësisë, FBI-ja dhe Shoqata amerikane e të drejtave të autorit janë në mesin e uebsajteve të bombarduar me trafik të lartë online.
Çdo kompjuter i cili klikonte këto faqe bëhej pjesë e sulmit. Përgjegjësia për sulmet u mor nga grupi i ashtuquajtur “Anonymous”.
Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të enjten se kishte ndërmarrë aksion për mbylljen e uebsajtit popullor “Megaupload”, teksa akuzoi themeluesit e tyre se kanë shkelur ligjet e të drejtave të autorit.
Katër nga punonjësit e këtij uebsati janë arrestuar në Ausklan, në Zelandën e Re, me kërkesë të autoriteteve amerikane./Start/F. P/
2012-01-20 17:39