E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA për myslimanët në Shqipëri: Ndikohen nga Turqia, më pak nga arabët

Në kabllogramin e prillit të vitti 2008 ambasada amerikane i kushton vëmendje mënyrës së festimit nga myslimanët shqiptarë të Ditëlindjes së profetit Muhamed dhe shfrytëzon këtë rast për të bërë një përshkrim të dy linjave të ndryshme mes myslimanëve shqiptarë duke thënë se linja konservatore mbështetet nga bota arabe, ndërsa pjesa tradicionale nga Turqia.

Më shumë se dy mijë ndjekës të islamit mbushën qendrën më të madhe të tubimeve në Tiranë këtë fundjavë për të shënuar ditëlindjen e profetit Muhamed. Ngjarja festive u hap me një kor të mrekullueshëm djemsh dhe vajzash të reja nga shkolla e medresesë dhe vazhdoi me rexitime të vargjeve të profetit nga aktorë të njohur shqiptarë. Më pas shumë këngëtarë popullore u ngjitën në skenë, gjë që bëri që të ngjante më shumë si një koncert se sa një përkushtim tradicional. Duke vënë në dukje këtë entuziazëm kryeministri Berisha lëvdoi të pranishmit, duke thënë se këta besimtarë mishërojnë traditën e gjatë shqiptare të tolerancës.

Ky ishte celebrimi i tretë nën patronazhin e komunitetit mysliman shqiptar dhe i sponsorizuar nga fondacioni fetar turk. Tubimi tregoi karakteristikat liberale të islamizmit shqiptar, kur praktikat tradiciale folklorike do të ishin të anatemuara për shumë muslimanë që jetojnë gjetkë.  Por aty vihej re mungesa e dukshme e mjekrave të gjata tradicionale dhe pantallonat e shkurtra deri tek kyçi i këmbës, dhe gratë e mbuluara, që po përqafohen nga një numër i vogël por i rëndësishëm shumica të rinj shqiptarë. Duke u rritur të ndarë, ata të edukuar jashtë në pjesët më konservative të botës arabe po ndjekin një degë më pak liberale të islamizmit Sunni. Disa myslimanë konservatorë në Shqipëri refuzojnë tubime si kjo e kësaj jave. Më shumë liberal, krahu nacionalist i komunitetit mysliman shqiptar, ka ndihmuar që të minimizojë influencën e këtyre konservativëve , të ndihmuar nga një prezencë në rritje të fondeve nga burime turke se sa nga burimet arabe.  Pavarësisht këtyre dallimeve, festivali vjetor konfirmoi sërish se shumica e besimtarëve myslimanë shqiptarë janë shumë të lidhur me traditën unike dhe tradiciale islamike shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›