E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët jetimë që harroi Lulzim Basha

Lulzim Basha ka shfrytëzuar festën e Bajramit, për të kryer vizitë në fshatin SOS tek fëmijët jetimë. Në një njoftim të shkurtër, thuhet se Basha u ka shpërndarë disa dhurata fëmijëve dhe ka thënë se sot është dita kur e gjithë shoqëria duhet të tregojë vëmendje, mbështetje dhe solidaritet.

Sot në fakt, ka qenë Bajram edhe për 10 fëmijë që ngelën jetim më 21 janar, pasi prindërit e tyre u vranë nga Garda në demonstratë. Janë fëmijët e Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Faik Myrtos dhe Aleks Nikës.

Askush nuk u kujtua për ta që tu çonte një dhuratë simbolike. Ndoshta është e tepër që të prisnim që ata të kujtoheshin pikërisht nga Basha, njeriu i akuzuar si përgjegjës direkt për vdekjen e prindërve të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›