E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonesa në përfundimin e aksit rrugor Pogradec–Lin, pengohet turizmi

POGRADEC - Ndonëse ishte parashikuar që aksi rrugor Pogradec -Lin të përfundonte këtë fillim muaji, deri tani janë realizuar afro 40% e punimeve dhe dita kur do të përfundojë ky projekt duket ende e largët.

Në këtë aks rrugor ende nuk ka nisur asfaltimi i asnjë segmenti ndërsa ende është duke u punuar me trasenë e rrugës. Aktualisht fluksi i automjeteve që lëvizin në këtë rrugë është shumë i madh, pasi përkon me nisjen e sezonit turistik në Pogradec, por lëvizja e tyre vështirësohet së tepërmi në këtë rrugë ende në ndërtim dhe sipas vendorëve po ndikon negativisht në zhvillimin e turizmit.

Punimet në aksin Pogradec-Lin me gjatësi 22 km, pjesë e lotit të 2-të aksit Qafë-Thanë-Lin-Pogradec kanë nisur dy vjet më parë dhe veç vonesave për mos përfundimin në kohë të investimit, vendorët në këtë zonë shpesh kanë ngritur zërin edhe për betonizimin e bregut të liqenit, ku sipas tyre firma përkatëse duhej të ndiqte një tjetër trajektore për rrugën.

(er.nu/E.Skenderasi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›