Murinjo dhe Bekam me te paguarit

Më i paguari trajner në botë është Zhoze Murinjo dhe ai që fiton më shumë tek futbollistët quhet Dejvid Bekam. Bosi i Realit të Madridit fiton 14 milionë euro në sezon, diçka që vjej nga kontrata e tij me klubin dhe shpërblimet e ndryshme sportive.
Pas tij janë dy italianë. Së pari, Karlo Ançeloti, trajner i Paris SG, me 12 milionë euro sezonalë, ndërsa më tej vjen Marçelo Lipi, me 11 milionë euro rrogë te klubi kinez, Guangzhou Evergrande.
Mjaft të paguar janë edhe Gus Hidink tek Anzhi në kampionatin rus, Arsen Venger i Arsenalit dhe Fabio Kapelo që drejton kombëtaren e Rusisë.
Pritet që Pep Guardiola t’i kalojë kur të bëhet zyrtarisht trajner i Bajernit edicionin e ardhshëm.
Tek lojtarët, Bekam mbetet në krye megjithë moshën e tij 37-vjeçare. Anglezi raportoi fitime prej 36 milionë eurosh, ku thuajse gjithçka vjen nga reklamat. Tek Los Anxhelos Galaksi ai fitoi vetëm 3 milionë euro si rrogë dhe shpërblime.
Pas tij, Lionel Mesi me 35 milionë euro, nga të cilat 13 milionë vijnë nga kontrata me Barcelonën dhe i treti është Kristiano Ronaldo me 30 milionë dhe me rrogë prej 13.5 milionë eurosh në edicion tek Reali.