E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i kreut te LSI Ilir Meta nga Fieri

Politika nuk e përdor Fierin vetëm si kusht për të votuar ose jo tre ligjet. Nga ky qytet LSI i dha mesazhe të gjithë klasës politike në këtë prag zgjedhjesh.
 “Nuk kemi më luksin si një vend që dëshiron të ecë përpara për të rënë pre e konfliktualiteti që bëhet për një luftë të padrejtë për pushtet, vendi ka nevojë për stabilitet, për zgjedhje të drejta dhe të ndershme dhe të gjithë të respektojnë verdiktin e qytetarëve të Fierit dhe të gjithë shoqërisë, dhe për këtë është angazhuar LSI”, vuri në dukje Meta. 

Kreu i kësaj force politike Ilir Meta e përcolli këtë mesazh gjatë takimit që pati me Lëvizjen e Grave për Integrim të qytetit të Fierit, në një sallë që i fali ngrohtësi.
”Kemi bërë dhjetra takime por asnjëherë kjo sallë nuk ka qënë kaq e ngrohtë dhe kaq madhështore. Lëvizja Socialiste për Integrim, është krenare për standartin e ri që ka sjellë në politikën shqiptare për përfaqësimin e grave dhe vajzave shqiptare, nëpërmjet LGi-së. Ne jemi krenarë që do të jemi e para forcë politike që ka vendosur barazinë e plotë gjinore 50% me 50%, në të gjitha forumet e saj”, tha kreu i LSI. 
Meta premtoi se Lëvizja socialiste për Integrim do të vazhdojë të ketë në qendër të programit të saj punësimin e vajzave dhe grave, si më të rëndësishmet në komunitet, në familje e shoqëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›