Mësimi shqip në Maqedoni, në gjendje alarmante
Problemet nisin që nga mungesa e hapësirave për nxënësit e fillores, mësimi i maqedonishtes që nga klasa e parë, tekstet që përbaltin historinë e shqiptarëve, e deri tek Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Partitë shqiptare në Maqedoni, veçanërisht ato opozitare, kërkojnë hartimin e një agjende që do të çonte në zgjidhjen e këtyre probleme që ndikojnë direkt në përgatitjen e nxënësve shqiptarë.
Partia Demokratike Shqiptare, përmes një konference për shtyp, akuzoi qeverisjen aktuale se me veprimet e saja dëmtoi rëndë arsimin shqip në Maqedoni. Kjo parti akuzon partinë shqiptare në koalicionin qeverisës, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), se si mund të pajtohet me bashkëqeverisje derisa shqiptarëve u shkelen të drejtat themelore.
“Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë do të ndeshen me probleme të mëdha, si pasojë e paaftësisë së BDI-së. Tekste shkollore skandaloze, ku shqiptarët paraqiten me prejardhje rome, turke e maqedonase, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, ku lartësohen historia dhe figurat kontestuese një nacionale maqedonase, ku tentohet t’u imponohet maqedonishtja nga klasa e parë, ku nxënësve shqiptarë u pamundësohet mësimi në gjuhën amtare pasi nuk hapen paralele në shumë vende të banuara me shqiptarë”, deklaroi deputetja e PDSH, Sadije Iljazi.
Të gjitha këto probleme sipas saj, janë rezultat i paaftësisë së BDI-së, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet.