SHBA perkujton viktimat

Në një klimë tensioni dhe frike për një kërcënim terrorist “specifik, të besueshëm, por jo të konfirmuar”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë rreth 3 mijë viktimat e Nju Jorkut, Uashingtonit dhe Shanksvillit të sulmit të 11 Shtatorit 2001.
Është e diela e kujtimit, por 10 vjet pas ngjarjes së rëndë frika nuk ka kaluar ende.
Obama: Kujdes në javët e muajt e ardhshëm
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka ftuar të gjithë këshilltarët e tij për sigurinë që të jenë të kujdesshëm edhe gjatë javëve e muajve të ardhshëm përsa i përket alarmit terrorist.
“Presidenti ka këmbëngulur që SHBA të mos ulin sforcot në luftën kundër terrorizmit. Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioriteti kryesor i 11 shtatoriObama: Tani jemi më të fortë11 shtatori, Nju Jorku i blinduarFotoja ikonë e 11 shtatorit të gjithë departamenteve dhe agjensive federale”, lexohet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.
Bush rikthehet në Pentagon
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, është rikthyer në Pentagon dhjetë vjet pas atentateve të 11 Shtatorit.
Bush, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Laura, ka vendosur një kurorë me lule në memorialin e viktimave të atentatit.
Bashkë me të ishte edhe Sekretari i Mbrojtjes në atë kohë, Donald Rumsfeld, i cili ndodhej në Pentagon kur u sulmua selia e mbrojtjes së SHBA-së nga terroristët.
Bush do të bëjë homazhe ditën e sotme në Ground Zero.
Clinton: Mirënjohës Bushit dhe Obamës
“Duhet të jemi mirënjohës ndaj presidentëve Bush dhe Obama sepse që nga 11 shtatori i vitit 2001 nuk jemi sulmuar më.”
Kështu është shprehur ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, duke folur në Shanksville të Pensilvanisë, ku është inauguruar memoriali i viktimave të avionit Ua93.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Lamtumira e gjykatësit Konomi
Homazhe në Vlorë, e percjellin mijëra qytetarë e kolegë
“Saliu keqpërdori proamerikanizmin”
Prrenjas, aksident në minierë, 1 i vdekur
Elbasan-Rrogozhinë, aksident, dy të vdekur