E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saliu keqperdori proamerikanizmin


Në një editorial me titull “11 SHTATORI DHE RRYSHFETET PËR TË LUFTUAR PËRKRAH AMERIKËS”, që publikohet këtë të dielë në median e shkruar shqiptare, kryetari socialist Edi Rama merr shkas nga përvjetori i sulmit terrorist mbi kullat binjake 10 vjet më parë.

Rama shkruan se ishin Shtetet e Bashkuara që paguan koston më të madhe, por edhe Shqipëria ka bërë me dinjitet atë që i takon, sa i takon dhe si i takon.

“Ky dhjetëvjetor është dita për të rinënvizuar gatishmërinë e vendosmërinë tonë kombëtare e shtetërore për të vazhduar të bëjmë atë që na takon si shqiptarë. Por ky dhjetëvjetor është edhe dita për të reflektuar për mëkatet e qeverisë së sotme shqiptare që e kanë futur korrupsionin në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, duke e keqpërdorur tinëzisht e babëzisht mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara e të NATO-s dhe duke nxjerrë përfitime të paligjshme financiare. Kush më shumë e kush më pak, në elitën e pushtetit dhe në atë të forcave tona të armatosura. Saliu e oborri i tij e kanë bërë përmes kanaleve të llumit të përgjakshëm të Gërdecit ku kontrabanduan sasira të mëdha municionesh me kosto njerëzore e financiare të tmerrshme për Shqipërinë, ndërsa disa gjeneralë shqiptarë duke heshtur para këtij korrupsioni të neveritshëm ose duke marrë rryshfete nga rekrutët për t’i futur në listat e misioneve të NATO-s në Irak apo Afganistan. S’është Saliu i pari kryeministër i këtij vendi që rreshtimin natyral të popullit shqiptar në krah të Shteteve të Bashkuara dhe gatishmërinë e vendosmërinë konsensuale të politikës shqiptare për t’iu përgjigjur çdo kërkese të frontit të luftës kundër terrorizmit pas 11 shtatorit, e përdor si kartabiankë për të shkelur në Shqipëri liri e të drejta Por Saliu është padyshim i pari kryeministër qysh nga 11 shtatori i vitit 2001 që proamerikanizmin e popullit shqiptar dhe mbështetjen e paçmueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë e përdor për të grabitur zgjedhjet e për ta kthyer në fakt të kryer përmes votave të vjedhura qeverisjen e qytetarëve të këtij vendi, në nivel kombëtar a vendor.”

Rama shkruan se kryeministri është i pari që nxiti kërcënimin me jetë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare për të fshehur gjurmët që lidhin një mega aferë korrupsioni si ajo e Gërdecit me derën e shtëpisë së tij. Eshtë i pari kryeministër që bëhet mburoja e korrupsionit gëlues në Ministrinë e Mbrojtjes e në rradhët e gjeneralëve shqiptarë, duke mbyllur sytë për rryshfetet më të turpshme që mund të parafytyrohen në një vend të NATO-s, në këmbim të mbylljes së syve të gjeneralëve përpara rrugëve të shpërdorimit korruptiv ku kalojnë armatimet, municionet apo pronat e administruara nga ajo ministri.

“11 shtatori i dhjetë vjetëve më vonë e gjen Shqipërinë me krenarinë për gjithçka populli, forcat politike pa dallim, misionet tona ushtarake në Irak e Afganistan bënë në mbrojtje të vlerave të botës së lirë krah për krah me Shtetet e Bashkuara. Por edhe me detyrimin themelor për të mishëruar vlerat e lirisë e të demokracisë në funksionimin e parlamentit, qeverisë, shtetit shqiptar si shërbëtor i qytetarëve të këtij vendi. Të cilët kanë merituar gjithë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i japin prej njëzet vjetësh popullit shqiptar, po nuk meritojnë të keqpërdoren nga askush që mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë e keqpërdor për të mbajtur shqiptarët peng duke u vjedhur votën, pronën, lekët. Duke u vjedhur vetë shpresën se një ditë do ta gjejnë në atdheun e tyre Amerikën e ëndrrave e të shpresave, të barazisë para ligjit e të mundësive të barabarta. Amerikën e qytetarëve të lirë dhe të qeverive të zgjedhura nga qytetarët.”

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Presidenca në ankand
Behar Gjoka - Ka disa kohë që skena politike dhe mediatike, po zien në një mënyrë të habitshme, sidomos në lidhje me institucionin e Presidentit. SHBA: Të shqetësuar për Shqipërinë
Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin për pasojat e ngërçit politik në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale të majit, të cilat po pengojnë më tej reformat që duhet të kryehen që Shqipëria të marë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Krimi në Vlorë, Topi mbledh krerët e sigurisë
Vetëm pak orë pas ngjarjes tragjike në Vlorë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëkohosisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, priti sot në mesditë Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqiri dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. “Wikileaks” dhe fati i Shqipërisë
Ilir Yzeiri - Jehona e botimeve në shtypin shqiptar të kabllogrameve të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, do të vijë një ditë dhe natyrisht që do të shuhet. AK: Të zbardhen bisedimet Haxhinasto-Zepos
Aleanca Kuq e Zi reagon pas takimit të ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto me diplomatin grek, Ioannis Zepos.


Lajmet kryesore

Lamtumira e gjykatësit Konomi
Homazhe në Vlorë, e percjellin mijëra qytetarë e kolegë
Hetimet, mblidhen dosjet e Konomit
Prrenjas, aksident në minierë, 1 i vdekur
Elbasan-Rrogozhinë, aksident, dy të vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›