E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia Jo dhune ne veri


Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO të parandalojë dhunën në Kosovë.

Pas presionit të madh të opozitës, qeveria ka kritikuar deklaratat e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi që marrëveshja për doganat do të hyjë në fuqi me 16 shtator.

Qeveria serbe ka kërkuar që të mos ketë dhunë në veri të Kosovës, pasi paralajmërimet e Thaçit nënkuptojnë akte të dhunës dhe paraqet një kërcënim të sigurisë për tërë rajonin dhe rrezikon vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Serbia nuk mbanë përgjegjësi në rast të dhunës. Qeveria e Serbisë, në deklaratën e saj ka thënëse për dhunë përgjegjësinë duhet ta mbajnë Prishtina dhe institucionet ndërkombëtare që kanë mandat për të ofruar siguri në tërë territorin e Kosovës.

Opozita serbe ka kërkuar ditë më parë që të reagohet dhe të bëhet e ditur se çfarë në të vërtetë do të thonë marrëveshjet e arritura dhe kur do të mund të hyjnë në fuqi pasi bisedimet ende mbahen në mënyrë të fshehtë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kërcënohet gazetari serb
Jo rrallë herë gazetari Bojan Bozhoviç ishte objektiv i sulmeve në shtëpi madje edhe në vendin e tij të punës në Zubin Potok. KEK në krizë, nuk ka energji
Në mungesë të fondeve për blerjen eenergjisë elektrike nga importi, Korporata Energjetike e Kosovës paralajmëron shkëputjen e veriut nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike. Mitrovicë, zhbllokohet qarkullimi
Protesuesit serbe janë shpërndarë të qetë dhe kanë zhbllokuar qarkullimin në Zubin Potok. Raportohet se, tashmë është liruar qarkullimi i kamionëve dhe makinave  të cilat ishin nisur nga Bërnjaku në vend kalimin kufitar 31 në veri të bllokuara nga bashkësia e ekonomistëve. Serbët bllokojnë makinat në pikën 31
Dhjetëra makina janë bllokuar në vendkalimin kufitar 31 në veri prej bashkësisë së ekonomistëve serbë të Zubin Potokut. Thaci, në Slloveni me ftesë të Pahor
Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka filluar një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Lajmet kryesore

Lamtumira e gjykatësit Konomi
Homazhe në Vlorë, e percjellin mijëra qytetarë e kolegë
SHBA përkujton viktimat
“Saliu keqpërdori proamerikanizmin”
Prrenjas, aksident në minierë, 1 i vdekur
Elbasan-Rrogozhinë, aksident, dy të vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›