SHBA pershendet privatizimin e OSSH-se, USAID asistoi procesin
Shtetet e Bashkuara te Amerikes nepermjet USAID, pershendesin privatizimin e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes te energjise. Ky privatizim do te lejoje ne vijim, futjen e metodave moderne te menaxhimit, te cilat do te permiresojne furnizimin me energji elektrike per te gjithe shqiptaret, nderkohe qe do te beje te mundur terheqjen e investimeve kapitale, aq te nevojshme per sektorin elektroenergjetik te Shqiperise, thuhet ne deklaraten zyrtare te USAID. "Furnizimi me i sigurt dhe i garantuar me energji elektrike i bizneseve, do te nxise gjithashtu rritjen ekonomike dhe investimet private, edhe pse gjendemi ne nje periudhe veshtiresish ekonomike globale", thuhet ne deklaraten zyrtare te USAID. Institucioni amerikan shpreh gjithashtu kenaqesine qe punoi me qeverine e Shqiperise dhe me institucionet financiare nderkombetare, per te ndihmuar qe ky privatizim te kryhej ne menyre te suksesshme dhe eficente.