Importi i energjise, hiqet tarifa doganore
Tarifa e importit te energjise prej 2% shfuqizohet. Komisioni parlamentar i Ekonomise dhe Financave miratoi dje ndryshimet e propozuara ne ligjin "Per miratimin e niveleve te tarifes doganore", te cilat parashikojne heqjen e takses doganore prej 2 % per importin e energjise elektrike. Heqja e kesaj takse erdhi ne kuader te traktatit te krijimit te komunitetit te energjise, ndermjet Komunitetit Evropian dhe vendeve ballkanike, perfshire edhe Shqiperine. Ky traktat percakton nje sere masash te karakterit ligjor dhe ekonomiko-financiar, te cilat duhet te zbatohen nga shtetet anetare, shpjeguan ekspertet e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Konkretisht, ne kete traktat percaktohet se "palet do te eliminojne taksat doganore dhe kufizimet sasiore mbi importin dhe eksportin e energjise dhe te gjitha masat qe kane efekt te njejte. Ky ndalim do te zbatohet edhe per tarifat doganore me natyre fiskale". Heqja e kesaj takse, sipas eksperteve te doganave shqiptare, ka efekte financiare qe rrjedhin nga pagesa e kesaj takse ne buxhetin deficitar te KESH, sh.a-se. Efekti financiar i pritshem nga reduktimi i kesaj tarife doganore, i llogaritur ne baze te importit te bere per vitin 2008, ne sasi dhe ne cmim, parashikohet te jete rreth 488 milione leke. Kuvendi i Shqiperise ratifikoi ne vitin 2006 traktatin e krijimit te komunitetit te energjise, ndermjet Komunitetit Evropian dhe vendeve ballkanike.
Traktati
Traktati i krijimit te komunitetit te energjise ndermjet Komunitetit Evropian dhe vendeve ballkanike, percakton tregtimin e energjise pa tarifa doganore me qellim qe te gjitha palet te kene akses, ne furnizimin me energji elektrike.
Traktati
Traktati i krijimit te komunitetit te energjise ndermjet Komunitetit Evropian dhe vendeve ballkanike, percakton tregtimin e energjise pa tarifa doganore me qellim qe te gjitha palet te kene akses, ne furnizimin me energji elektrike.