E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohen me vdekje dy vellezer te Sadam Huseinit

Gjykata penale ne Bagdad ka denuar me vdekje dy vellezer te ish-kreut te shtetit irakian Sadam Husein, per ekzekutimin e 42 tregtareve ne vitin 1992. Vatban Ibrahim al-Hasan dhe Sabavi Ibrahim al-Hasan kane qene te dy pjese e aparatit te sigurise. Tribunali i posacem denoi gjithashtu me 15 vjet burg, politikanin popullor ish-ministrin e Puneve te Jashtme, Tarik Asis. Ai ka qene nje nga njerezit e besuar te Sadamit. Asisi kishte mohuar cfaredo pjesemarrjeje ne ekzekutimin e tregtareve. Tregtaret ishin denuar me vdekje me procese te shpejta ne vitin 1992, sepse kishin kerkuar gjoja ne kohen e embargos se Kombeve te Bashkuara, cmime matrapazi per ushqimet baze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›