E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përshpejton procedurat e dhënies së vizave

Uashington - Departamenti i Shtetit Amerikan bëri të ditur sot se do të përshpejtojë procedurat e dhënies së vizave për studentët dhe kërkuesit që dëshirojnë të shkojnë në SHBA. “Ministria forcoi ekipet që lëshojnë vizat, ndryshoi procedurat e dhënies dhe vlerëson tashmë se është në gjendje të përmbushë kërkesat për vizë në një afat prej rreth dy javësh”, shpjegoi David Donahue, zëvendëssekretar i Shtetit për çështjet konsullore.

"Ne dëshirojmë që njerëzit ta kenë kollaj për të ardhur këtu. SHBA lëshoi 56 000 viza në 2008 rreth për studentët e specializuar në teknologjitë e larta, për shkencëtarë që punojnë për laboratorë kërkimorë dhe për ekspertë që shkojnë nëpër konferenca”, theksoi Donahue.

Universitetet amerikane, të cilët kanë një numër të konsiderueshëm të studentëve dhe pedagogëve të huaj, kanë insistuar shumë në arritjen e këtyre lehtësimeve pasi i frikohen faktit se vonesat e gjata mund t'i shkurajojnë kandidatët dhe studentët, duke i detyruar ata të drejtohen për studime në vende të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›