Kartat, PS ‘sulm’ prokurorisë
Tiranë -Partia Socialiste ka dorëzuar zyrtarisht sot në Prokurorinë e Tiranës, ku ka bërë tre kallëzime penale. Sekretari për Çështjet Ligjore, Fatmi Xhafaj pas dorëzimit të kallëzimeve ka theksuar se kallëzimi i parë ka të bëjë me manipulimin e kartës së identitetit nga një shtetas. Kallëzimi tjetër ka të bëjë me manipulimin e një funksionari lokal të Partisë Demokratike, duke shitur kupona në këmbim të votës dhe e treta ka të bëjë me një fakt shumë të njohur tashmë për ju dhe për publikun: me akuzën që ne kemi për falsifikim të të dhënave dhe dokumenteve zyrtare nga strukturat e Ministrisë së Brendshme”.
Ai shtoi se kjo është një nga rrugët që Partia Socialiste do të ndjekë për t’i prerë rrugën çdo lloj manipulimi të mundshëm në procesin zgjedhor të pritshëm në zgjedhjet e 28 qershorit. “Ne, jemi të vendosur të respektojmë Kushtetutën dhe ligjin, por nga ana tjetër për të mos iu lënë asnjë mundësi manipulimi “Al Kaponeve” dhe “Arturo Ui-t” që dëshirojnë të bëjnë nga këto veprime.””-theksoi ai.
“Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë të dhëna të plota, jo të dhëna të deformuara dhe të falsifikuara si këto që na janë dhënë sot, sepse mbi bazën e atyre të dhënave, ne do të kemi mundësi që të gjykojmë realisht mbi riskun dhe situatën konkrete lidhur me çështjen e kartave të identitetit”-theksoi Xhafa para gazetarëve.