Topalli “llogari” KE-së
Tiranë -Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka pritur në një takim Përfaqësuesit e komisionin ad-hoc të vëzhguesve paralektoral të Asamblesë parlamentare të Këshillit të EVropës, kryesuar nga Corien Jonker. Është kënaqësi e madhe për mua, tha Kryetarja e Kuvendit t’ju informoj mbi ecurinë shumë të mirë të procesit zgjedhor.
“Ndihemi shumë mirë që për herë të parë kemi realizuar një infrastrukturë moderne zgjedhore. Për herë të parë votuesit kanë regjistrin elektronik të zgjedhësve. Për herë të parë kodi elektoral është miratuar me konsensus të plotë gjashtë muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe institucionet zgjedhore janë në funksionim të plotë duke përmbushur çdo detyrim ligjor”-theksoi Topalli gjatë takimit.
Ajo shtoi se për herë të parë zgjedhësit kanë kartat e tyre të identitetit, me elementet më të forta të sigurisë krahasuar me të gjitha vendet e tjera. “Procesi i aplikimit dhe shpërndarjes së kartave po ecën shumë normalisht dhe të gjithë votuesit shqiptarë mund të kenë kartat e tyre të identitetit. 28 qershori do të jetë dita më e bukur e zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka bërë ndonjëherë” tha Kryetarja e Kuvendit.