SHBA plagosen tre femije ndizet serish debati per sigurine

Rindizet debati mbi lejimin e armëve në Shtetet e Bashkuara pasi tre nxënës kanë mbetur të plagosur në një shkollë në Teksas, të qëlluar nga një bashkëmoshatar i tyre gjashtë vjeçar që kishte sjellë me vete një pistoletë. Arma, e cila ka qenë e mbushur, kishte rënë në dysheme dhe ishte shkrepur, duke plagosur dy nxënës, një gjashtë vjeçar dhe një tjetër pesë vjeçar, por edhe fëmijën që kishte sjellë armën në shkollën fillore. Të tre fëmijët janë në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa incidenti sjell edhe një herë në qendër të vëmendjes çështjen e lejeve të përdorimit të armëve si dhe masat e sigurisë nëpër shkolla.