20 vjet marredhenie Shqiperi-Rusi aktivitete ne Tirane

20 vjet nga rivendosja e mardhënieve mes Shqipërisë dhe Rusisë, Shoqata Kulturore e Miqësisë Shqipëri- Rusi ka ftuar miqtë të festojnë në praninë e Ambsadorit rus në Tiranë Leonid Abramov dhe Zëvendësministres së Kulturës, Suzana Turku. Aktiviteti kulturor është organizuar edhe si një homazh për kozmonautin rus Juri Gagarin me rastin e 50-vjetorit të fluturimit të parë human në hapësirë. Aktiviteti nisi me një ekspozitë nga ky moment i rëndësishëm i popullit rus. Zëvëndës Ministrja Turku theksoi se kultura ruse ka qënë vazhdimisht e pranishme në Shqipëri pavarësisht disa ulje-ngritjeve. Në fusha si muzika, letërsia e kinematografia ne ruajmë vlerat e kulturës ruse.