Berisha ne Ballsh Do te 6-fishojme investimet

Kryeministri Sali Berisha ka garantuar nga Ballshi se qeveria do të gjashtëfishojë investimet në këtë rreth. Fjalën e tij, kryeqeveritari e ka përqëndruar duke u fokusuar në sektorin e naftës, rafinimit, përpunimit dhe prodhimin e saj.
“Ne ju garantojmë se vitet që vijnë do të gjashtëfishohen investimet në këtë rreth dhe jam i sigurt se në sektorin e naftës, rafinimit, përpunimit, nxjerrjes së saj do të shumëfishohen investimet, si për fuqizimin e prodhimit dhe për mbrojtjen maksimale të mjedisit”- tha kryeministri Berisha.
Kryeministri Sali Berisha nga Ballshi i ka dërguar mesazh kreut të PS-së, njëkohësisht edhe kandidat për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama duke i thënë se në rrugën që ka nisur, më 9 maj do të arrijë në banesën e vetmisë. Berisha shtoi se Rama është në një rrugë pa kthim, ndërsa maxhoranca është përpara një fillimi të ri.
“Kjo është alternativa jonë, alternativë në të cilën secili ka rrugën e tij, që me mundin, djersën, përkushtimin mbrothëson familjen, ndërton të sotmen e të ardhmen e tij. Atë të rrugës së vetmisë le t’ia lëmë shokut Edi Rama. Ec, vazhdo zoti Rama se në datën 9 maj do të arrish tek banesa e vetmisë”- tha Berisha.
Në vijim të prezantimit të kandidatëve të koalicionit “Aleanca për qytetarin” për zgjedhjet e 8 majit, Kryeministri Berisha prezantoi në Ballsh, Dallandyshe Allkaj si kandidate për kryetare të bashkisë të këtij qyteti.
Erjon Ajazi