E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, polemika për një foto të Obamas si majmun

Një foto e montuar që paraqet presidentin amerikan, Barak Obama si majmun, ka hapur polemika të forta në SHBA. Fotua është shpërndarë nga ultrakonservatorët e Tea Part, sipas të cilëve, nga kjo foto kuptohet përse nuk ekziston certifikata e lindjes së Obamas. Çertifikata e lindjes së presidentit amerikan ka ngjallur prej kohësh debate të shumta, pasi kundërshtarët e tij thonë se ai nuk ka një çertifikatë lindjeje në Amerikë. Sipas ligjit, asnjë person nuk mund të bëhet president i SHBA-së, nëse nuk ka lindur në këtë vend. Por, fotua e Tea Party duket se i ka kalur limitet dhe nga demokratët është konsideruar si racizëm i pastër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›