SHBA politika e jashtme e Mit Romnit

Fushata presidenciale në SHBA përfundimisht ka një kandidat zyrtar që sfidon presidentin Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit. Mit Romni siguroi nominimin e Partisë Republikane, duke fituar në zgjedhjet paraprake të Teksasit, të cilat i dhanë delegatë të mjaftueshëm për t’u bërë i nominuari zyrtar i partisë.
Në këtë mënyrë, hedhim një vështrim mbi atë se si Romni- një biznesmen dhe ish guvernator- do të merret me disa nga çështjet thelbësore të politikës së jashtme të SHBA-së, po që se zgjidhet president.
Filozofia e përgjithshme e politikës së jashtme:
Romni ka një ekip këshillues prej më shumë se dhjetëra ekspertë të politikës së jashtme, pothuajse dy të tretat e tyre kanë mbajtur poste në fushën e mbrojtjes, të inteligjencës dhe poste diplomatike nën administratën e Xhorxh. Ë. Bushit.
Romni e krahason filozofinë e tij të politikës së Jashtme me atë të ish presidentit Ronald Regan.
Ai gjithashtu ka thënë se një “Amerikë e fuqishme është pengesa më e mirë për secilën luftë të zbuluar ndonjëherë”.
Mbi Iranin:
Romni e ka quajtur politikën e Obamës drejt Iranit, “një dështim”.
Në deklaratat e tij për politikën amerikane ndaj Iranit, gjithnjë është përmendur opsioni ushtarak, sikurse edhe gjatë debatit në Partinë Republikane, në nëntorin e kaluar, kur është pyetur nëse ia vlen ët shkohet në luftë me Iranin, për ta penguar atë që të pajiset me armë bërthamore.
Mbi Afganistanin dhe Pakistanin:
Pozicioni kryesor i Romnit mbi Afganistan është kritika e tij ndaj Obamës për caktimin e datës për tërheqje në vitin 2014, gjë për të të cilën ai thotë se do t’ia mundësojë armikut, që thjesht ta presë momentin.
Politika mbi Afganistanin dhe Pakistanin e Romnit përfshin qëllimin e gjetjes së një marrëveshjeje nga Kabuli dhe Islamabadi.
Në intervistën e njëjtë për Fox Neës, ai sugjeroi që të përdoret më shumë shkopi sesa karota.
Romni gjithashtu tha se do t’ia bëjë të qartë presidentit afgan Hamid Karzai se çfarë duhet të bëjë një lider afgan, për të ndihmuar përfundimin e luftës.
Mbi Rusinë:
Romney tërhoqi shumë vëmendje në fillim të këtij viti kur në një intervistë në CNN-in e tha këtë për Rusinë:
“Ajo është pa dyshim, armiku ynë numër një gjeopolitik”.
Planprogrami i tij zgjedhor, mbi Rusinë, paralajmëron se “vendi është një forcë destabilizuese në skenën botërore,” dhe rendit arsyet pse:
Romni thotë se ai do të ndryshojë politikën e Obamës, që synonte “shkurajimin e sjelljeve agresive ose ekspansioniste.”
Kjo, për fillim, nënkupton rishikimin e zbatimit të traktatit të ri START.
E fundit por jo më pak e rëndësishmja, Romni thotë se administrata e tij do të jetë “e hapur për t’u përballur me qeverinë ruse mbi praktikat e saj autoritare” si dhe për të inkurajuar rrjedhën e informacioneve që promovojnë vlerat demokratike dhe mundësitë ekonomike.
Lista e zgjedhur e këshilltarëve të Romnit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare:
Ndër emrat më të shquar përfshihen Kofer Bllek, ish koordinator i Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër terrorizmit; Majkëll Hajden, ish drejtor i CIA-s dhe drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë; Erik Edelman, ish nënsekretar i mbrojtjes, Paula Dobrianski, ish nënsekretare e shtetit për demokraci dhe çështje globale; Majkëll Çertof, ish sekretar i sigurisë kombëtare dhe Robert Xhosef, ish nënsekretar për kontrollin e armëve dhe sigurinë kombëtare