E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA premton edhe 165 milionë dollarë për Pakistanin

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin:0in; mso-para-margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-theme-font:minor-fareast; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

I dërguari i posaçëm amerikan Richard Hollbruk, premtoi një ndihmë shtesë prej 165 milionë dollarësh për Pakistanin, për të ndihmuar banorët e zhvendosur për shkak të ofensivës ushtarake kundër ekstremistëve talebanë në veriperëndim.

Zoti Hollbruk e bëri këtë njoftim sot në Islamabad, në ditën e katërt të vizitës së tij në vend, që kur u caktua në postin e përfaqësuesit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin.

Paketa amerikane e ndihmës prej 330 milionë dollarësh do të ndihmojë për risistemimin e rreth dy milionë njerëzve të zhvendosur nga ofensiva ushtarake pakistaneze kundër luftëtarëve talebanë në Luginën Suat.

Ushtria pakistaneze thotë se po i jep fund ofensivës së saj tre mujore kundër esktremistëve në luginë dhe tani për përqendruar në gjetjen e udhëheqësit taliban, Baitullah Mehsud në Veziristanin Jugor.

Gjatë bisedimeve sot me zotin Hollbruk, Kryeministri Jusuf Raza Gilani përsëriti kundërshtimin e tij për sulmet raketa kundër ekstremistëve në këtë rajon fisnor të Pakistanit. 

Zoti Gilani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara t'i japin Pakistanit më shumë informacion zbulimi, teknologji mjetesh të telekomanduara, si dhe pajisje më të mira ushtarake dhe monicion për të luftuar ekstremistët. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›