E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA protesta kunder armembajtjes

Ka qenë një demostratë e vogël por shumë domethënëse ajo në Uashington, para zyrave të shoqatës kombëtare të armëve. 
Tragjedia e një jave më parë ku një person vrau 20 fëmijë dhe gjashtë mësuese, ka vënë sërish në qendër të vëmendjes një ligj më të ashpër për armë mbajtjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Por në Uashington zia është kthyer në zemërim. 
Disa demokratë në kongresin amerikan kanë kërkuar hartimin dhe aprovimin e një ligji më të ashpër për armëmbajtjen. Por lobi amerikan pro armëve gëzon shumë mbështetje politike në vend. Duke shtuar këtu de të drejtën për të mbajtur armë që është e shkruar në kushtetutën amerikane, ata që janë në favor të mbajtjes së armëve nuk duket se do të hapin rrugë. 
Ndërkaq nxënësit e shkollave fillore në SHBA janë rikthyer në klasa nën masa të rrepta sigurie. 
Sipas të dhënave më të fundit rreth 12 mijë amerikanë vriten çdo vit me armë zjarri. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›