E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marshimet ne Egjipt

Së paku gjashtë vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në trazirat e fundit në Egjipt.
Këto vrasje ndodhën derisa mijëra mbështetës të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi, mbrëmjen e se premtes marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit Kajro dhe disa rrethina te tjera ne Egjipt.

Raportohet se protestuesit e kanë preferuar organizimin e protestave  me numer te vogel njerezish por paralelisht ne shume qytete, në përpjekje për ta neutralizuar goditjen nga forcat e sigurisë.

Prej përmbysjes së Morsit, më 3 korrik të këtij viti, forcat e qeverisë, që mbështetet nga ushtria, gjatë trazirave i kanë vrarë qindra njerëz.
Forcat e sigurisë, poashtu, e kanë arrestuar pjesën më të madhe të liderëve të Vëllazërisë Myslimane të Morsit, në përpjekje për të ndalur tubimet ku kërkohet që ai të kthehet në presidencë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›