SHBA raport per Ballkanin

Përcarjet e brendshme politike dhe ato etnike, përbëjnë rrezikun më të madh për Ballkanin Perëndimor për vitin 2013. Ky është vlerësimi i agjencive amerikane të zbulimit, sipas raportit të përvitshëm që ata paraqesin për Kongresin amerikan. Në muajt që i paraprijnë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, ekziston shqetësimi i rikthimit në konfliktin e ashpër partiak që shpërtheu pas zgjedhjeve parlamentare të 2009, kur opozita i kundërshtoi zgjedhjet dhe bojkotoi herë pas here parlamentin për gati 2 vjet. Raporti thekson se me shtimin e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, egziston edhe rreziku i shtimit të dhunës nga grupet ekstremiste serbe në veri të Kosovës. Në Maqedoni, raporti nuk parashikon një kthim në luftën civile të një dekade më parë, por parashikon thellimin e mëtejshëm të mosmarrëveshjeve mes dy komuniteteve shqiptare dhe maqedonase.