E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubik, pranga të shumëkërkuarit nga Italia, trafikonte qenie njerëzore

RUBIK - Një i shumëkërkuar nga Italia është arrestuar dje në mbrëmje nga Drejtoria e Policisë së Lezhës.

Burime zyrtare treguan, se në sajë të një operacioni policor, është vënë në pranga Gjovalin Kola, 38 vjeç, nga Rubiku.

Sipas të njëjtave burime, i ndaluari është i dënuar në mungesë me 7 vjet nga Gjykata e Milanos dhe prej disa kohësh ishte në kërkim ndërkombëtar.

Ai është akuzuar në shtetit fqinj, për skllavërim, trafik qëniesh njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturve.

Redaksia Online
(G.S/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›