SHBA rrit buxhetin për ndihmën ndërkombëtare
Uashington - Buxheti i administratës së presidentit amerikan, Barak Obama, për vitin 2010, parashikon një rritje me tetë për qind të financimit të ndihmës ndërkombëtare. Shtëpia e Bardhë kërkon për vitin e ardhshëm një shumë prej 53,9 miliardë dollarësh, kundrejt 49,8 miliardë në 2009.
Buxheti i ndihmës ndërkombëtare do të shkojë nga 34 - 36,7 miliardë. Nëse aprovohet, ky buxhet do ta fusë SHBA-në në rrugën "e dyfishimit të ndihmës ndërkombëtare" deri në 2015-n, i tha dje shtypit një zyrtar i Departamentit të Shtetit, Jacob Lew.
"Duke rritur ndihmën ndërkombëtare dhe duke zgjeruar rrezen e tyre të veprimit në fushat e diplomacisë dhe zhvillimit, SHBA rikonfirmon rolin drejtues brenda komunitetit botëror", sipas një komunikate që shoqëron prezantimin e këtij buxheti.