E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Punësimi, prioritet

Pogradec - Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje një miting në Pallatin e Sportit të qytetit të Pogradecit. Kreu i LSI, Meta u shpreh se shqiptarët në të gjithë, po bashkohen çdo ditë dhe më shumë me alternativën e LSI. Meta theksoi se LSI hyn në këto zgjedhje me programin më të qartë, më realist, më konkret, i cili nga fillimi dhe deri në fund ka si kryeprioritet punësimin e shqiptarëve. Ne besojmë, u shpreh kreu i LSI, dhe për këtë jemi të bindur se i kemi të gjitha mundësitë, të gjitha resurset që të gjithë shqiptarët të mos jenë më të varfër.

"I kemi të gjitha mundësitë që të gjithë shqiptarët të jetojnë me dinjitet, duke filluar që nga mosha e tretë që është më e braktisura, dhe për të cilët LSI-ja ka bërë një p/ligj të standardeve europiane, të cilin e rrëzoi parlamenti në ikje. Por, ne jemi të bindur se këtë p/ligj që ka bërë LSI-ja, do ta votojë parlamenti juaj, parlamenti i 28 Qershorit, sepse në themel të Shqipërisë europiane që ne kërkojmë sot, qëndrojnë sakrificat e veteranëve, e prindërve, e gjyshërve tanë"-tha kryetari Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›