E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNHCR paralajmëron për situatën humanitare

Trupat pakistaneze kanë vazhduar zgjerimin e ofensivës së tyre kundër luftëtarëve talebanë përgjatë Luginës Suat. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) paralajmëron për një rritje dramatike të numrit të civilëve të zhvendosur nga zona e luftës.

Të enjten, zyrtarët lokalë thanë se rreth 200 mijë njerëz kishin ikur nga zona.Komisioneri i lartë i OKBë, Ron Redmond thotë se 300 mijë njerëz janë ose në lëvizje, ose gati të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ushtria pakistaneze thotë se është e angazhuar në një operacion të një shkalle të plotë kundër militantëve.

Gjeneral majori Attar Abbas tha se talebanët po iknin. Ai tha se rreth 140 militantë janë vrarë gjatë luftimeve të fundit.

Korrespondentët raportojnë se intensifikimi i bombardimeve është rritur pas fjalimit të dhënë në media të kryeministrit, Yousuf Raza Gilani, ku u premtua për të eliminuar militantët.

/BBC/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›