SHBA, shfaqet sëmundja e lopës së çmendur
Në shtetin e Kalifornisë në SHBA është konstatuar rasti i parë, të sëmundjes së “lopës së çmendur”.
Autoritetet thanë se nuk ka arsye për panik pasi “lopa e çmendur”nuk ishte për konsum.
Rasti i parë i kësaj sëmundjeje në Shtetet e Bashkuara është konstatuar në fund të vitit 2003 dhe shkaktoi rënien e eksportit të mishit të lopëve për afro 3 miliardë dollarë në vitin 2004.