SHBA, shpërblim për të mbijetuarit e 11 Shtatorit

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar Al-Kaidën, talebanët dhe Iranin që të paguajnë 6 miliardë dollarë për të mbijetuarit dhe të afërmit e 47 viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork.
Kompensimet janë të pagueshme për 110 të mbijetuarit dhe familjet e 47 viktimave që vdiqën në sulmin ndaj qendrës botërore të tregtisë në Nju Jorku.
Nuk ka gjasa që kompensimet të paguhen. Por një prej paditësve, Ellen Saraçini, tha se ajo është e lumtur në lidhje me këtë vendim. Victor Saraçini, bashkëshorti i saj, ishte piloti i një prej dy aeroplanët që goditën Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 shtator 2001.
Vitin e kaluar, gjykatësi George Daniels nënshkroi një gjykim mbi padinë e paraqitur nga familjarët e 47 viktimave. Ai tha se Irani, si dhe Al-Kaida dhe talibanët, ishin përgjegjës dhe i kërkoi magjistratrit federal për të përcaktuar dëmet.
Gati 3 mijë persona u vranë në sulmet terroriste në ndërtesat historike të Nju Jorkut. Irani ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me sulmin.