E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, mungesë ushqimesh në Alepo

Ndërkohë që në Alepo të Sirisë vijojnë ende luftimet mes forcave qeveritare dhe kryengritësve për të marrë kontrollin raportohet se në qytet ka mungesë të furnizimeve me ushqim dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Rrjeti amerikan NBC ka raportuar se Armata e Lirë e Sirisë ka siguruar raketa tokë-ajër, për t`i përdorur kundër sulmeve me helikopterë nga ana e trupave qeveritare. Sipas raporteve, kryengritësit janë furnizuar me armatime përmes Turqisë fqinje.

Zyrtarët amerikanë, për javë të tëra, kanë thënë se Arabia Saudite dhe Katari, kanë bërë presion që kryengritësve tu dëgohen raketa kundër-ajrore, pasi qeveria ka intensifikuar operacionet ajrore në Alepo.

Deri më tani, nga ky qytet janë larguar më se 200 mijë civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhvendosur brenda qytetit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›