E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vulin: KFOR rrezikon të humbë legjitimitetin

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, tha se Beogradi i ka dërguar notë proteste komunitetit ndërkombëtar, pasi, sipas tij, “KFOR-i bllokon rrugët alternative në veri të Kosovës”.
 

“Nuk është hap i mençur që KFOR-i të shfrytëzojë dorëzimin e kompetencave në Qeverinë e Serbisë, sepse në Beograd ekzistojnë adresa për bisedime”, tha Vulin për mediet serbe.
 

Sipas tij, KFOR-i, me bllokimin e rrugëve për kamionë më të rëndë se tre tonë, “është në rrezik serioz për të humbur legjitimitetin dhe besimin te serbët e Kosovës dhe për të rrezikuar ekzistencën e tyre”, transmeton rel.
 

“Bllokimi i rrugëve alternative do të çojë në mungesa të mallrave dhe në pamundësi të furnizimit me ushqime dhe ilaçe”, theksoi Vulin.
“Me bllokimin e rrugëve alternative, KFOR-i ka tejkaluar mandatin e tij”, tha Vulin, për të shtuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet të tregojë se kujdeset për paqe, ashtu siç ka treguar Serbia”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›